Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Tahiri në Shkodër: Shqipëria nuk do të jetë më kopshti i kanabisit për Europën
Pëlqej
“Shqipëria nuk do të jetë më kopshti i kanabisit për gjithë Europën”. Kështu u shpreh sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës duke premtuar se operacioni policor në zonat malore të Shkodrës nuk do të ndalet deri në asgjesimin e rrënjës së fundit të bimëve narkotike.

“Jemi në fazën intensive të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë”, tha Tahiri, referuar elementëve kriminalë që reaguan me armë ndaj forcave policore, tashmë të identifikuara dhe të shpallur në kërkim.

Me tej ministri Tahiri shtoi se do të ketë ndjekje penale për çdo person të implikuar.

“Ata persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj Policisë, u bëj thirrje të dorëzohen dhe të mos mendojnë se do t’i shpëtojnë përballjes me ashpërsinë e Ligjit”, apeloi ministri i Brendshëm. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori