Shqiperia nuk arrin të kualifikohet, Maqedonia kalon në finalen e Eurovizionit
Albeu.com
Përfaqësuesi shqiptar në edicionin e 52-të të Eurovizionit, Frederik Ndoci, nuk ka arritur të kualifikohet për në natën finale. Kualifikohen Bjelorusia, Maqedonia, Slovenia, Hungaria, Gjeorgjia, Letonia, Serbia, Bulgaria, Moldavia dhe Turqia.Edhe pse ka treguar një performancë të shkëlqyer, Ndoci konkuroi me këngën “Balada e Gurit” me versionin në anglisht të saj “Here my plea”. Paraqitja skenike e këngës u shoqërua edhe me djemtë e baletit dhe me vajzën që e shoqëronte me violinë. Në sallën e Eurovizionit të organizuar në Helsinki, Ndoci edhe pse u paraqit me nje përformancë të lartë, nuk arriti të kaloj në natën finale.

Ne finale u kualifikuan keto shtete: Bjelorusia, Maqedonia, Slovenia, Hungaria, Gjeorgjia, Letonia, Serbia, Bulgaria, Moldavia dhe Turqia.
Shtuar më 11/05/2007, ora 09:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori