Shqipëria një destinacion atraktiv për turistët
Kohët e fundit edhe më shumë Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të këshilluara për tu vizituar. Vizitorët që kanë shkelur Shqipërinë nuk kanë qënë të paktë në numër, e ndërsa vlerësimi ka qënë mjaft pozitiv.

Agjensitë turistike edhe më shumë aprovojnë faktin se ata që kanë qenë më parë në Shqipëri, janë rikthyer për të provuar edhe një herë ushqimet tradicionale shqiptare dhe për të marrë rreze pranë bregdetit shqiptar.

Ajo çka vlen të theksohet është se Shqipëria shfaqet në sytë e turistëve të huaj, si vendi i njerëzve miqësorë, me një kulturë të pasur dhe me popullsi në një moshë mesatare mjaft të re.

Me një natyrë të mrekullueshme, e cila në një pjesë të madhe është ende e paprekur, Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion për shumë të huaj të cilët duan të eksplorojnë vende të pa njohura.

Kjo gjë është pasqyruar dhe në mediat e huaja, duke bërë që numri i turistëve të rritet me kalimin e viteve. Një seri shkrimesh që kanë për qëllim njohjen dhe vlerat historiko-kulturore të Shqipërisë për audience jo vetëm evropiane, janë publikuar së fundmi në faqet online dhe në versionin print të mediave më prestigjoze ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në “Javën e Aventurës” që u zhvillua gjatë datave 28 -31 gusht 2014, si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni(një organizim i AKT-së në bashkëpunim me Adventure Travel Trade Association (ATTA), i pari në llojin e tij në Shqipëri, po përcillen ende për publikun e gjërë nëpërmjet artikujve të njëpasnjëshëm që po publikohen.

Në shkrimin e tij të lamtumirës pas 17 vitesh si kryeredaktor i “National Geographic Traveler”, Keith Bellows shkruan për lexuesit e tij eksperiencën e përjetuar gjatë këtij udhëtimi duke thënë se:“Udhëtarët e kanë anashkaluar kryesisht rajonin e Ballkanit prej kohësh, i cili qëndron në hije për shkak të së kaluarës të tij të trazuar.

Por natyra enigmatike mund të provojë të jetë karta e tij më e fuqishme në tërheqjen e turistëve”. Ndërkohë një tjetër revistë prestigjoze, shumë kompetente në sektorin e udhëtimeve “Wanderlust”, e cila ishte prezente me kryeredaktoren e saj Lyn Hughes, e rekomandon Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit si një ndër vendet që duhen vizituar gjatë vitit 2015, për shkak të faktit që mbetet e pa eksploruar, me çmimet e lira dhe mikëpritjen e patjetërsueshme. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori