Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me OBSH, Manastirliu tregon 3 skenarët e mundshëm
Shqipëria dhe OBSH kanë nënshkruar marrëveshjen për përballimin e situatës së pandemisë.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu tha se kjo marrëveshje do të jetë një udhëzues për hapat që do të ndiqen. Ajo tha se deri tani Shqipëria ka përpara tre skenarë përfshirë këtu hapjen e spitaleve rajonale që do të mundësojnë sigurimin e 1600 shtretërve në total.

“Ky moment nuk është aspak i lehtë. Jemi në një betejë prej më shumë se 8 muaj. Të mos harrojmë se Shqipëria para një viti u prek nga një tërmet i fuqishëm dhe falën ndihmës së partnerëve ia dolëm të ringrihemi. Nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti. Shëndeti është i pari për ne ndaj kemi marrë dhe po marrim masa për t’i dalë me durim dhe kurajo. Solidariteti është filli që na bashkon në betejën e radhës për shëndetin publik. Prej ditës së parë qeveria është e angazhuar për përballimin e situatës së pandemisë.

Strategjia e përballimit të vjeshtë dimrit që vjen pas dy dokumenteve të përgatitur nga ekspertët janë udhërfyer të rëndësishëm për të adresuar nevojat në përgjigje të situatës së pandemisë për të forcuar kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor pa harruar se detyra jonë është të kujdesemi për ata që kanë nevojë për kujdes esencial që vijojnë marrin shërbime në të gjithë strukturat tona përtej punës që po bëhet për të përballuar këtë pandemi. Ne nuk kemi lënë askënd pas.


Jemi kujdesur të vazhdojmë programet tona për investimet në sistem dhe jemi fokusuar për të forcuar kapacitetet dhe për të përballuar situatat që mund të vijnë përgjatë vjeshtë-dimrit. Kemi rritur kapacitet e testimit dhe gjurmimit dhe kapacitetet spitalore. Kemi tre skenar2ë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e çojnë kapacitetin në 1600 shtretër. Është e rëndësishme të theksoj se pavarësisht punës, puna në sistemin shëndetësor nuk është lënë pas prej epidemisë. Investimet kanë vazhduar. Pjesë e strategjisë sonë ka qenë edhe sigurimi i vaksinës së gripit falas. 368 mijë qytetarë. OBSH ka qenë partneri strategjik edhe në nivel asistence dhe mbështetje strategjike.

Shqipëria është bërë pjesë e një studimi klinik me OBSH dhe jemi duke punuar me vendet pjesëmarrëse. Për herë të parë bëhemi pjesë të një studimi klinik të këtij niveli. Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me COVAX për të pasur në vend vaksinën e sigurt dhe efektive. Sor firmosim një marrëveshje të rëndësishme që nuk është tipike që e kemi firmosur çdo dy vite. Jo se ka ndryshuar diçka në thelb të bashkëpunimit tonë por sepse situata ku jemi sot na drejton një angazhimi real.

Kjo marrëveshje është një angazhim real për të forcuar kapacitet e vendit dhe për të kontrolluar pandeminë, për të adresuar faktorët përcaktues të shëndetit dhe për të përmirësuar aksesin në sistemin shëndetësor. Jam e kënaqur që vizita e tij përkon me këtë marrëveshje. Në këtë moment shumë kritik për të gjithë botën mbarë kjo marrëveshje do të jetë udhëzues për hapat që do të marrim nga sot e në vijim duke mbajtur në vëmendjen tonë shëndetin. Bashkëpunimi mes vendeve mbetet arma më e fortë që ne kemi për ta fituar këtë betejë”, u shpreh Manastirliu
Shtuar më 12/11/2020, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori