Shqiperia nenshkruan marreveshjen e Mijevjeçarit te II-te
Albeu.com
Shqipëria ka nënshkruar të premten një marrëveshje me USAID-in në kuadër të sfidës së Mijëvjeçarit të II-të, me një vlerë prej 15.7 milionë dollarë. Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua në ambientet e hotel "Sheraton" në Tiranë nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe drejtoresha e USAID-it në Shqipëri, Roberta Mhoney.
"Asgjë nuk është më ndëshkuese sot dhe asgjë nuk dhunon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të këtij vendi më shumë se sa fenomeni i korrupsionit", tha me këtë rast kryeministri, Sali Berisha, duke i bërë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve që të ndihmojnë Shqipërinë para së gjithash në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John L. Withers, vlerësoi se partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë në Programin Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit ka arritur reforma të dukshme.

Ai theksoi se nevojitet me shumë për të çrrënjosur korrupsionin, efektet brejtëse të të cilit vazhdojnë të depërtojnë në sistemet e edukimit dhe të shëndetësisë në Shqipëri, të ligështojnë besimin e publikut tek gjykatat shqiptare dhe të rrezikojnë të drejtat e pronës të të gjithë shqiptarëve. (start)
Shtuar më 18/10/2008, ora 00:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori