Dhunimi i drejtorit të OSHEE-së në Lezhë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në Lezhë, ku drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndreca është dhunuar nga tre persona, pas një sherri.

Policia njofton se fillimit makina e tij është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar Përndrecën.

Drejtori i OSHEE po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Lezhës është angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë,  automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjer ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.11.2022 20:36