Shqipëria në top 50 vendet turistike për 10 vitet e ardhshme
Pëlqej
Shqipëria do të jetë ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit për 10 vitet e ardhshme sipas “Business Insider” e cila ka përpiluar një listë me 50 vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime.

Sipas saj qytete si Parisi apo Nju Jorku shumë shpejt mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.

Lista ku Shqipëria renditet në vendin e 42-të, është realizuar duke iu referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori