E FUNDIT/ Pa afat! Shqipëria në shtetrrethim deri në fund të epidemisë
Shqipëria në shtetrrethim prej koronavirusit! Rama tregon sa mund të zgjasin masat shtrënguese
Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” në Neës24, se koronavirusi është një luftë, që sipas tij do të zgjasë shumë.

Kreu i qeverisë tha se po përgatiten dhe po marrin masa për variantin më të keq, duke shtuar kapacitetet spitalore, pasi sipas tij, mund të ndodhë që kapacitetet aktuale spitalore mund të ezaurohen.

I pyetur nëse masat shtrënguese do vazhdojnë deri javën tjetër apo nuk ka datë të përcaktuar, Rama iu përgjigj:

“Më vjen keq që kam qenë i pari që kam përdorur fjalën ‘luftë’. Kjo është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit. Është një luftë, së cilës njerëzimi nuk ja di ilaçin dhe nuk di si të reagojë, ndaj e vetmja gjë është të mbrohet.

Ky armik nuk ndalet, thjesht të pengohet të përparojë me shpejtësi, pasi kjo është fatale, se fut në kolaps sistemin shëndetësor të çdo vendi. Është një luftë për të cilën duhet të përgatitemi se mund të zgjasë dhe do të zgjasë shumë."- tha Rama.

Shtuar më 26/03/2020, ora 21:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori