Ju bezdis? Ja si të pastroni lehtë dërrasën që e përdorim për të prerë ushqimet

Dërrasat për të prerë ushqime, janë aksesorë që përdorim përditë në kuzhinë: i përdorim për të prerë, përgatitur dhe servirur një shumëllojshmëri ushqimesh. Dërrasat të tilla mbrojnë suprinën e kuzhinës, lehtësojnë përgatitjen e ushqimit dhe i japin tavolinës një prekje të bukur fshati.

Shumëpërdorimi i drrasës kërkon nga ana tjetër, higjenë maksimale: mos harro që mbeturinat e mishit të gjallë, sidomos mishit të pulës, ose mbetjet e tokës mbi perimet, mund të bëhen shkak i prezencës së bakterieve që shkaktojnë helmime ushqimore.

Mënjano pastrimin në makinën larëse: pastruesit agresivë dëmtojnë drurin dhe mund të lenë njolla të rrezikshme, ndërsa temperaturat e larta mund t’i dëmtojnë.

Si të pastrojmë dërrasat e prerjes në mënyre të frytshme ? Duke përdorur materiale ekonomike të cilat gjënden në kuzhinën tonë. Kripë, sodë buke, uthull e limon. Të gjithë këto përbërës nuk lejojnë rritjen e bakterieve dhe përhapjen e tyre, në mënyrë naturale dhe të efektshme. Kripa dhe soda, krijojnë një efekt gërryes , duke larguar mbetjee e ushqimit. Soda mbyt aromat dhe është perfekte për pastrim mbasi ke gatuar peshk, qepë, hudhra.

Nëse kuzhina është bosh, atëherë dërrasën mund ta pastrosh dhe me ujë të oksiegjenuar. Një tjëtër mënyre e thjeshtë, efikase dhe që nuk le gjurmë.