Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën dhe Maqedoninë nëse ndahet Kosova
Albeu.com
Nëse Kosova ndahet, Shqipëria nuk jep garanci për mosndryshim kufijsh, jo vetëm me Kosovën, por edhe me pjesën shqiptare të Maqedonisë, shprehet Ministri i Jashtëm Shqiptar, Besnik Mustafaj, për TV Alsat.Nëse Kosova ndahet, Shqipëria nuk jep garanci për mosndryshim kufijsh, jo vetëm me Kosovën, por edhe me pjesën shqiptare të Maqedonisë. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, për TV Alsat i pyetur rreth mundësisë së bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Mustafaj thotë se këtë deklaratë e ka bërë edhe në tetorin e shkuar në Bruksel, në një takim me analistë dhe me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe NATO-s.
"Unë dua të them se në muajin tetor kur kam qenë në Bruksel, dikush në një konferencë mëngjes pune me një numër të madh analistësh, përfshirë zyrtarë të rëndësishëm të Komisionit Evropian të NATO-s, por edhe të medieve të shtypit, dikush më bëri një pyetje të ngjashme dhe pyeti për kufijtë... unë thashë që 'nëse Kosova ndahet ne nuk japim më garanci për mosndryshim të kufijve, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me pjesën shqiptare të Maqedonisë', - tha Mustafaj.
Sipas Mustafajt, në qeverinë aktuale të Shqipërisë është një dosje e plotë me të gjitha variantet, që i janë bërë të ditura edhe komunitetit ndërkombëtar.
"Është një dosje të cilën ne e ndjekim me vëmendje e pasurojmë me fakte e diskutojmë me partnerët ndërkombëtarë, pa asnjë diskutim", pohon Mustafaj, duke shtuar se Tirana zyrtare i qëndron angazhimeve që ka përpara komitetit ndërkombëtar dhe para shqiptarëve. qik/albeu
Shtuar më 15/03/2006, ora 11:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori