Shqipëria mirëpret stërvitjen “Albanian Lion”
Pëlqej
Në periudhën 30 gusht-16 Tetor 2014">2014, do të zhvillohet stërvitja “Albanian Lion” e ndarë në dy faza, përkatësisht “Albanian Lion ‘14” dhe “Dragon Hammer”.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara të Shqipërisë stërvitja fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, “Non-Combatant Evacuation Operations”, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 600 trupa, të cilët do të kryejnë demonstrime ushtarake në Bizë, në Zall Herr, në Kepin e Palit, në Kuçovë, Pashaliman dhe Porto Palermo. Trupat do të mbështeten nga deti me katër anije ushtarake.

Po ashtu, Stërvitja “Albanian Lion 14” do të fillojë praktikisht në datë 7 shtator dhe do të vazhdojë deri më datë 16 shtator 2014">2014. Për këtë stërvitje në datën 3 shtator 2014">2014 do të imbarkohen në Gjibraltar dy oficerë të FARSH, të cilët do të kthehen në Shqipëri rreth datës 9 shtator 2014">2014 me rrugë detare në bordin e anijes ushtarake britanike HMS Bulwark. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori