Shqipëria miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO
Kuvendi ka miratuar projektligjin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Votimi ka qenë unanim me 109 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka vlerësuar se Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë rolin konstruktiv të treguar nga Mali i Zi sa i takon faktorit shqiptar në rajon, sidomos me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

I pranishëm në seancën plenare ka qenë edhe kryetari i Kuvendit malazez, Darko Pajoviç.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një hap historik. Ju falenderoj në emër të Parlamentit dhe shtetit të Malit të Zi”, ka deklaruar Pajoviç. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2016, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori