Shqipëria merr presidencën e radhës së KMKE
Shqipëria ka marrë Presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Në kuadër të saj, në Tiranë është zhvilluar Mbledhja e Byrosë së Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale e Rajonale ku e vlerësuan si shumë të rëndësishëm këtë moment për Shqipërinë.

Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës Keith Whitmore e ka uruar zotin Basha për zgjedhjen në krye të ShoqatesBashkive si dhe e ka siguruar për bashkëpunimin, edhe në rolin e Kryetarit të Shoqatës së Bashkive, edhe si kryetar i Bashkisë më të madhe në vend.

“Në emër të gjithë anëtarëve të kësaj Byroje më lejoni tu uroj për zgjedhjen tuaj në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Kjo na kënaq vërtet sepse ne kemi punuar ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Bashkive dhe ne e shohim këtë lidershim si siguri për bashkëpunim të mëtejshme ndaj më lejoni tu uroj sërish”- u shpreh Ëhitmore.

Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Bashkive, zoti Basha ka shprehur angazhimin e tij për ta shndërruar këtë shoqatë në një kuvend, ku të diskutohet dhe bashkërendohen vendimet, se si t’u shërbehet më mirë dhe më me efiçencë qytetarëve. Zoti Basha tha se është i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë të zgjedhurit vendorë, pavarësisht nën siglën e cilës parti janë zgjedhur, pasi interesi i përbashkët është përmirësimi i jetës së qytetarëve, pavarësisht se në cilën njësi të qeverisjes vendore ata gjenden. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2012, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori