Shqipëria me 580 shkolla jopublike
Në Shqiperi funksionojnë 580 institucione arsimore jopublike të sistemit parauniversitar, ndërkohë që 14 prej tyre janë shkolla fetare. Sipas një hulumtimi të bërë nga "Open Data Albania", kjo përbën edhe 2.41 për qind të totalit të tyre, shifër kjo relativisht e lartë.

Hulumtimi u shtri mbi numrin dhe vendosjen gjeografike të shkollave jopublike, të cilat funksionojnë sipas miratimit të Këshillit të Ministrave, raporton Gazeta Shqiptare. "Në total për vitin shkollor 2011-2012 në vend funksionojnë 580 institucione arsimore jopublike të sistemit parauniversitar miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), Urdhër të ministrit të Arsimit ose akt të Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL). Në tërësinë e institucioneve arsimore jopublike parauniversitare janë 14 institucione fetare të sistemit parauniversitar. Këto institucione arsimore jopublike parauniversitare janë miratuar me Vendim te Këshillit të Ministrave", - thuhet në publikimin e bërë në faqen zyrtare të "Open Data Albania". Shkollat janë të vendosura në qytetet kryesore si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Berat dhe Kavajë. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori