Shqipëria mbështet rezolutën për luftëtarët e huaj terroristë
Pëlqej
Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zhvilluar në SHBA, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria ka dhënë mbështetjen e saj për rezolutën për luftëtarët e huaj terroristë.

Rezoluta afirmon vendosmërinë e shteteve anëtare për të bashkërenduar veprimet ndaj terrorizmit në të gjitha format e tij, i cili përbën rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“luftëtarët e huaj terroristë paraqesin një rrezik gjatë gjithë trajektores së lëvizjes së tyre si në destinacionin përfundimtar ashtu edhe në shtetet ku ata tiranizojnë. Por ky rrezik është po ashtu i madh dhe për shtetet e origjinës pasi kthimi në këto vende paraqet rrezik potencial veçanërisht kur strukturat e sigurisë janë te pamjaftueshme, ku stabiliteti politik është i brishtë, ku kohezioni social është i pa konsoliduar ose kur ka rrethana komplekse të përbërjes etnike ose fetare siç është rasti në Ballkan. Shqipëria është krenare që është ndër vendet e para që janë përgjigjur kësaj sfide” tha ministri Bushati në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit

Ai nënvizoi nevojën e adresimit të faktorëve socialë dhe ekonomikë që favorizojnë përfshirjen e luftëtarëve të huaj në rrjetet dhe aktivitetet terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori