Shqipëria mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë takimit me homologen e tij Milica Gjurisiç ka ofruar mbështetje për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë rajonale dhe rikonfirmimin e mbështetjes shqiptare për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri Imami u shpreh Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duke shpresuar se Samiti i Çikagos do të shënojë fazën e fundit të anëtarësimin e këtij vendi në Aleancën e Atlantikut të Veriut. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori