Berisha feston ditëlindjen, sa vjeç bën lideri i demokratëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha feston sot ditëlindjen. Lideri i demokratëve mbush 78 vjeç.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë.

Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Berisha është rikthyer në mënyrë aktive në politikë, duke u përkushtuar në drejtimin e PD-së. Ky vendim i Berishës për të marrë frerët e partisë erdhi pasi Lulzim Basha, më 9 shtator 2021 e përjashtoi nga grupi parlamentar, pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Më këtë vendim të Basha për Berishën, marrëdhëniet mes tyre u krisën dhe PD u përça. Kjo përçarje vazhdon edhe sot, ku kemi dy PD, një që drejtohet nga Sali Berisha dhe një tjetër që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Ndërsa na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet lokale, ka indicie që të ketë një bashkim të demokratëve që PD të garojë si një e vetme në zgjedhjet lokale./albeu.com