Shqiperia kunder shtyrjes se negociatave per statusin e Kosoves
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj shprehet kunder shtyrjes së bisedimeve për statusin final të Kosovës pasi sheh me pesimizem arritjen e nje kompromisi mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtjen e statusit te Kosoves.Deklarata e shefit te diplomacise shqiptareve shte bere sot gjate punimeve te Konferencës Ndërkombëtare

"Statusi Final i Kosovës dhe Siguria në Ballkan" i organizuar sot nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare. "Ne do ta mbështesim zgjatjen e negociatave nëse do të kishim premisa për arritjen në një kompromis, por mungesa e një shprese për këtë është një arësye për t'i thënë jo zgjatjes së negociatave. Ka një palë që thotë se kjo kërkesë është e drejtë dhe e realizueshme, por ka dhe një palë tjetër që thotë se kjo kërkesë nuk mund të merret parasysh. Dhe unë bashkohem me ata që mendojnë se nuk duhen zgjatur negociatat. Kjo jo sepse jam i paduruar e dua ta shoh të konkluduar statusin final, pasi dy-tre muaj në historinë e një vendi janë të papërfillshme. Por, unë mendoj se në rrethanat kur shtrohet çështja, duhet të ketë disa arësye të qëndrueshme dhe unë mendoj se mungojnë këto arësye", tha ministri Mustafaj.

Ai theksoi me tej se i derguari i posacem i OKB statusin e OKB, Marti Ahtisari ne takimin e shtatorit me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit për ecurinë e negociatave për statusin e Kosovës tha se  delegacioni serb nuk kishte bërë asnjë hap sado të vogël drejt kompromisit kundrejt atij kosovar.
Shtuar më 21/10/2006, ora 13:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori