Shqipëria kthehet në fushëbeteje mes iranianëve: Lufta që po ndodh çdo ditë në rrugë dhe media

Jtahtas, Mostafa Mohammadi dhe bashkeshortja ne Tirane, qe kerkojne lirimin e vajzes Sommayeh Mohamadi nga MEK
Pëlqej
Ishte paralajmëruar dhe po ndodh. Thuajse çdo ditë, mediat e Tiranës mbushen me akuza dhe kundër akuza mes anëtarëve të organizatës MEK dhe shtetit të Iranit duke transferuar kështu në Shqipëri një konflikt, i cili zhvillohet mijëra kilometra larg dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-mailit në media dhe daljeve publike, anëtarë të MEK akuzojnë se agjenturat e shtetit të Iranit janë duke i kërcënuar me jetë duke i bërë thirrje shtetit shqiptar që t'i mbrojë.

Ndërkohë, akuzave në fjalë iu jepet përgjigje në forma të ndryshme ku herë pas here rridhen në media akuza se pikërisht këta anëtarë do të bëjnë sulme terroriste edhe në Shqipëri duke shkaktuar kështu një situatë frike në vend.

Vetëm pak javë më parë, Sommayeh Mohammadi do të bënte një deklaratë publik sipas të cilës babai i saj, Mustafa Mohammadi, një shtetas kanadez i rekrutuar nga agjentët e Iranit kishte ardhur në Tiranë për t'a vrarë atë.

Kjo letë qarkulloi thuajse në të gjitha mediat e Tiranës, ndërsa vetëm sot është publikuar letra e babait të saj, i cili akuzon MEK-un se e kanë rrahur dhe kërcënuar.

Po ashtu, pak ditë më parë, MEK shpërndau në media një shkrim ku thuhej se rrezikohej seriozisht jeta e Pandeli Majkos.

Edhe ky lajm bëri xhiron në mediat e Shqipërisë, ku mijëra prej atyre që e kanë lexuar nuk e kanë bërë lidhjen mes akuzave indirekte të MEK ndaj Iranit dhe rrezikut real që i kanosej politikanit të lartë shqiptar.

Dy ditë më parë, lajmi se një gazetare britanike e Channel 4 ishte rrahur në kampin e muxhahedinëve në Manëz mori dhenë në Shqipëri, për t'u pasuar me deklaratën e MEK, sipas të cilëve ajo ishte një agjente iraniane dhe ishte dërguar këtu me mision nga Irani.

Të gjitha këto ngjarje ndodhin në rrugët e Shqipërisë, të mbushura me qytetarë hallexhinj që shkojnë në punë dhe tashmë duhet të përballen edhe me problemet e iranianëve.

Histori kërcënimësh, agjenturash dhe kundër agjenturash po publikohen çdo ditë në mediat e Shqipërisë, ndërsa krahas halleve të përditshme të tyre, shqiptarët tashmë duhet të shohin se si iranianët po luftojnë njeri-tjetrin në media, politikë madje duke u rrahur edhe në rrugët e Tiranës, mijëra kilometra larg atdheut të tyre.

Çfarë është MEK (Muxhanedinët)

Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti.

Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe si rrjedhojë u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin, kryesisht në Irak. regjimi i Sadamit i mirëpriti dhe ju dha nje territor të tërë që ata e zhvilluan në një kamp-qytet të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf.

MEK iu përkushtua, gjithashtu, përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. grupi bashkëpunoi me regjimin e Sadam Huseinit si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.

Si rezultat i aktivitetit të tyre ata u futën në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA-të.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t'i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t'i detyruar të largoheshin nga Iraku. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht shërbimet e tij sekrete.

Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Bagdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve.

Në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Strehimi i muxhahedinëve iranianë në Shqipëri

Vendosja e tyre në Shqipëri filloi në mars të vitit 2013, qeveria Berisha pranoi të strehonte 210 muxhahedinë, 30 të parët prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013.

Në shtator të vitit 2014, Kryeministri Rama u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, në samitin e Uellsit të NATO-s, dhe diskutuan për strehimin e muxhahedinëve të tjerë. Në prill të vitit 2015, kjo çështje u ridiskutua përsëri në Washington mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Shqipëria vazhdoi të strehonte muxhahedinë përtej 210 muxhahedinëve të pranuar nga ish-Kryeminsitri Berisha.

Sipas Washington Postit, deri në shkurt të 2016 në Shqiperi kishin mbërritur 700 muxhahedinë.

Në fillim të vitit 2016, Kryeministri Rama pranoi të strehojë të gjithë 1970 muxhahedinët e mbetur ende në Bagdad. Kjo marrëveshje u u përfundua gjatë vizitës së Sekretari të Shtetit John Kerry në Shqipëri në shkurt 2016.

Nisur nga buriemt e qeverisë amerikane dhe mediave amerikane, në total, në Shqipëri janë streguar rreth 2600- 3000 muxhahedinë.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë publike jo vetëm numrin e saktë të muxhahedinëve që do të strehoen në vend, por nuk ka pranaur apo folur asnjëherë për ketë çeështje. /albeu.com/


Shtuar më 20/08/2018, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori