Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Shqiperia, Kosova dhe Bosnja se shpejti pa viza
Albeu.com
Mendoj se përfundimisht i gjithë Ballkani Perëndimor do ta ketë këtë liberalizim, deklaroi analisti Janush Bugajski, nga Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington.
“Çështja është që të kemi shtete funksionale dhe stabile, që janë ndërkombëtarisht të pranuara, që BE-ja nuk i konsideron kërcënim njerëzit e këtyre vendeve kur ata udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian”, tha Bugajski për RFE.

Bugajski thotë se për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, si vende me popullatë shumicë myslimane nuk duhet të ketë pengesa fetare dhe kulturore të çfarëdo lloji.

“Për këtë arsye, është e rëndësishme për Evropën, që të tri vendet të përfshihen në procesin e liberalizimit”, shprehet analisti amerikan.
Shtuar më 14/02/2010, ora 17:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori