Shqipëria, kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka pritur në një takim delegacionin e lartë ushtarak nga Kosovë të kryesuar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Kadri Kastrati. Ministri Imami, e njohu gjeneralin Kastrati me procesin e reformimit të FA Shqiptare, ristrukturimin dhe zhvillimet më të fundit të tyre, si dhe ka vlerësuar me nota pozitive ecurinë dhe arritjet e shënuara nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, gjeneral lejtnant Kadri Kastrati, pasi falënderoi palën shqiptare për pritjen vëllazërore, që i rezervuan delegacionit ushtarak kosovar, shprehu vlerësimet për kontributin që Shqipëria ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më pas gjeneral lejtnant Kastrati ka lënë një shënim në Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Pas përfundimit të aktiviteteve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, delegacioni i lartë ushtarakë i Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Batalionin e Forcave Speciale në Zall Herr, ku janë njohur nga afër me misionin, strukturën, aktivitetet kryesore dhe arritjet e shënuara nga ky repart elitar i Forcave të Armatosura Shqiptare.
Shtuar më 05/09/2012, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori