Shqiperia kerkon pavarsi te kushtezuar per Kosoven
Albeu.com
Shqiperia beri thirrje te merkuren qe provinca serbe e Kosoves te lejohet te zgjedhe pavaresine e kushtezuar nga Serbi-Mal i Zi, duke u shkeputur keshtu nga Beogradi.Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj e deklaroi kete propozim ne Asamblene e Pergjithshme ne Nju Jork duke shtuar se statusi final i Kosoves duhet te mbeshtetet ne vullnetin e lire te popullit te Kosoves "e shprehur ne menyra demokratike, sic eshte ajo e garantimit te te drejtave per pakicat etnike".

"Ne kete kontekst, nje pavaresi e kushtezuar e Kosoves do te lejoje komunitetin nderkombetar per te vezhguar per nje periudhe te caktuar zhvillimin e institucioneve te Kosoves dhe shoqerise se saj qe sherben si garanci per serbet dhe minoritetet e tjera", tha Mustafaj.

Duke perdorur te drejten e replikes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB, Serbia tha se ishte e habitur qe Shqiperia kishte ndryshuar politiken e saj ne mbrojtje te pavaresise se Kosoves. "Kjo kerkese paragjykon statusin e Kosoves para fillimit te bisedimeve. Kjo nuk i kontribuon bashkepunimit aq te nevojshem ndermjet Beogradit dhe Tiranes, dhe as stabilitetit ne rajon", tha Ministri i Jashtem serb, Miomir Udovicki. " Ne do te donim te kujtonim qe Kosova eshte pjese e Serbise dhe bisedimet per statusin perfundimtar te saj do te behen mes Beogradit, Prishtines dhe komunitetit Nderkombetar", perfundoi ne deklaraten e tij Udovicki.

Nderkohe diplomatet kane thene se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, BE dhe OKB po shqyrtojne nje forme te pavaresise se kushtezuar per Kosoven nen kontrollin ose (supervizionin) e BE ne OKB, ndersa negociatat pritet te fillojne nga fundi i ketij viti.

Shtetet e Bashkuara e kane administruar Kosoven qe ne vitin 1999, vit ne te cilin NATO operoi me fushaten e bombardimit ne Serbi per te ndaluar represionin serb te shqiptareve etnike. Ne Kosove 90% e popullsise qe perbehet nga shqiptare te cilet perbejne dhe shumicen jane "pro" pavarsise, por kjo gje ka hasur ne kundershtimin serb. Bw
Shtuar më 24/09/2005, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori