Shqipëria me pagat më të ulëta në Europë
Teksa apelohet për shqiptarët që të mos aplikojnë kërkesat për azil në vendet e BE-së, pasi ato do të refuzohen nga autoritetet, shkaqet ekonomike e faktojnë më shumë këtë lëvizje masive.

Per fat të keq, ajo çka është konfirmuar së fundmi, ka të bëjë me rrogat në vendin tonë, duke bërë pjesë në ato më të ulëta në Europë. Në lidhje me largimet, duhet të marrim në konsideratë raportin e fundit të Eurostat në studimin rreth pagave minimale të shteteve anëtarë të BE-së, atyre kandidate për tu anëtarësuar, por edhe të SHBA-së.

Shqiptarët janë ata që paguhen më pak në krahasim jo vetëm me qytetarët e Bashkimit Europian, por edhe me ata të vendeve të rajonit. 157 euro është paga minimale që merr një person në Shqipëri, më e ulët se në vendet e tjera.

Vendi që ndjek pas Shqipërinë për pagën më të ulët minimale është Bullgaria me 184 euro, ndërsa sa i përket fqinjëve tanë si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, pagat minimale atje janë më të larta se në vendin tonë.

214 euro është paga minimale në Maqedoni, 235 euro në Serbi dhe 288 euro në Mal të Zi, ndërkohë mungojnë të dhënat për Kosovën.

Vendi me pagën minimale më të lartë është Luksemburgu, 1.923 euro, ndërsa në kuota të barabarta janë Belgjika me Holandën me pagë minimale 1.502 euro. Gjermania është gjithashtu një prej vendeve me pagën minimale më të lartë me 1.473 euro. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori