Shqiperia jo me marreveshje me FMN per varferine
Pëlqej
Albeu.com
Shqipëria nuk do të nënshkruajë më marrëveshje për zbutjen e varfërisë me FMN pas 18 vjetësh. Marrëveshja aplikohet me vendet e varfra të botës.
Marrëveshja aktuale mbyllet në janar të vitit 2009 dhe autoritetet në Tiranë nuk kanë qenë dakord me zyrtarët e FMN për ta rinovuar këtë tip marrëveshjeje, thonë burime të BBC në Tiranë.

Ministri i financave, Ridvan Bode, tha se qeveria është shumë krenare që mundësoi përfundimin me sukses të një marrëveshjeje e cila pati objektiva gjithnjë e më të avancuara.

“Përfundimi me sukses i kësaj marrëveshjeje padyshim që përbën një arritje për institucionet e shtetit shqiptar. Në të ardhmen do të bashkëpunojme ngushtë me FMN, sigurisht jo në marrëveshjet e tipit të deritanishëm, por në marrëveshje të përshtatshme për Shqipërinë”, deklaroi ministri i financave, Bode.

FMN e ka asistuar Shqipërinë që në vitin 1991 për të lehtësuar kalimin nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut të lirë.

Sidomos që prej vitit 1997, qeveritë ne Shqipëri janë konsideruar si “nxënës të zellshëm” të FMN.

Autoriteti i Fondit ka qenë thuajse i padiskutueshëm në hartimin e politikave fiskale përgjatë dy dekadave të fundit. /bbc/
Shtuar më 12/11/2008, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori