Shqiperia jashte Shengen-it per moskryerje te reformave
Albeu.com
Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka dhene shpjegimet e saj per mos perfshirjen e Shqiperise, Bosnjes dhe Kosoves ne regjimin e liberalizimit te vizave.
Gjate nje interviste per BBC ne shqip, zevendesshefi i departamentit suedez per BE-ne Lars Wahlund tha se Shqiperise dhe Bosnjes iu jane kerkuar reforma por ato nuk i kane kryer.

“Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina, paten te njejtat kritere kryesore, te njëjten ‘hartë rruge’, sikurse edhe Serbia, Mali i Zi dhe vendet e tjera. Keto vende duhet te bënin reforma dhe ekspertët e Komisionit vune re se nuk ishin permbushur", tha Wahlund.

Sipas zyrtarit, mungesa e reformave nga politikanët vendas nuk është diçka që BE-ja po provon t'i izolojë ata, nderkohe qe liberalizimi i vizave nuk mund te merret si dhurate.

Wahlund shpreson se shqyrtimi i aplikimit te Shqiperise mund te nise gjate vjeshtes se ketij viti.
Shtuar më 06/08/2009, ora 20:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori