“Shqipëria ime fantastike” (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Agjencia Kombëtare e Turizmit vijon projektin “Shqipëria ime fantastike” i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014.

Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë. Shqipëria me potencialin turistik që disponon, mund të ofrojë më shumë, sidomos për ata që kërkojnë të lëvizin, të provojnë eksperienca të reja apo të sfidojnë veten, si p.sh. në zhytjet nënujore, në fluturimet e organizuara, sportin e adrenalinës rafting, ecjet në Alpet magjepsëse dhe të tjera aktivitete në atë që quhet turizmi i aventurës. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori