Shqipëria i bashkohet deklaratës së BE-KiE për heqjen e dënimit me vdekje
Në kuadër të përvjetorit të 11-të të Ditës Botërore kundër dënimit me vdekje, Ministrat e Punëve të Jashtme të 42 shteteve kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët, ku apelohet për heqjen e dënimit me vdekje në çdo rrethanë.

Në deklaratën e përbashkët, të nënshkruar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati, theksohet se drejtësia që vret nuk është drejtësi dhe se dënimi kapital është një shkelje e patolerueshme e dinjitetit njerëzor.

"Deklarata vë në dukje se sot rreth 50 shtete e lejojnë ende dënimin me vdekje, duke nenvizuar se vetëm dy vite më parë ky numër shtetesh ishte dyfish. Ky trend pozitiv vjen si rezultat i angazhimit të shteteve në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe i mbështetjes gjithnjë e në rritje të një numri rezolutash të OKB-së ku bëhet thirrje për një moratorium universal mbi dënimin me vdekje." thuhet në njoftimin e MPJ-së. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori