Shqipëria humb dy vende në raportin global për konkurrueshmërinë
Pëlqej
Shqipëria renditet në vendin e 97-të në raportin global për konkurrueshmërinë të Forumit Ekonomik Botëror 2014-2015, duke humbur kështu dy vende në klasifikimin e përvitshëm.

Për Shqipërinë eficenca e tregut të punës është vlerësuar me 4 pikë, arsimi me 4.53 pikë, inovacioni me 1.98 pikë, sofistikimi i bizneseve me 3.1 pikë.

Raporti vlerëson tërësinë e të gjitha institucioneve, politikave si dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, që hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuara në 12 kategori, të cilat lidhen kryesisht me infrastrukturën, mjedisin makro-ekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri tëk efikasiteti i tregjeve, qofshin të punës apo financës si dhe inovacioni. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori