Shqiperia humb "betejen" tregtare me Ballkanin
Albeu.com
Deficiti tregtar me vendet e rajonit te Ballkanit vazhdon te thellohet me tej.Sipas te dhenave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, per periudhen janar-prill te ketij viti, vlera e deficitit tregtar shqiptar me vendet me te cilat ...... kemi nenshkruar marreveshje te tregtise se lire arriti ne 3.48 miliarde leke, duke u rritur mbi 5 here ne vlere krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Deficiti ka ardhur duke u thelluar me tej gjate muajit prill. Ne tre muajt e pare te ketij viti, deficiti tregtar me gjashte vendet e rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosove, Maqedoni, Kroaci, Bosnje-Hercegovine) rezultonte tri here me i larte ne vlere, krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2008. Lehtesite doganore per te zhvilluar tregti me keto vende nuk duket te kene qene ne favor te prodhuesve shqiptare.

Deficiti tregtar rezulton te jete rritur mbi te gjitha per shkak te renies se eksporteve drejt ketyre vendeve. Sipas te dhenave nga doganat, vlera e eksportit deri ne fund te prillit te ketij viti ishte 0.75 miliarde leke, nga 2.81 miliarde leke te eksportuara gjate periudhes janar-prill 2008 ne keto vende.

Ndersa vlera e eksporteve ka rene me 73%, importet per te njejten periudhe jane rritur rreth 22%. Mallrat e importuara nga vendet fqinje te Ballkanit, sipas te dhenave doganore, arriten ne keto 4 muaj ne 4.23 miliarde leke. (tch)
Shtuar më 22/07/2009, ora 17:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori