Shqiperia heq vizat per turistet ruse
Albeu.com
Turistët rusë do mund të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa viza, duke nisur nga data 30 maj, bëri të ditur sot një burim nga ambasada shqiptare në Rusi për agjencinë e lajmeve ruse Itar-Tass.
Sipas burimeve, kjo përparësi jepet kryesisht për të favorizuar turizmin në Shqipëri dhe që qytetarët e huaj të mos ndalen para procedurave të gjata për të shkelur Shqipërinë.

“Qeveria shqiptare lejoi që qytetarët rusë të vizitojnë Shqipërinë pa viza nga periudha kohore 30 maj deri më 31 tetor të vitit 2010”, bëri të ditur burimi.

Sipas tij, kjo leje do të aplikohet veçanërisht për turizëm dhe udhëtime private.

Rusët njihen si turistët më të mëdhenj në plazhet e Turqisë e Greqisë.
Shtuar më 28/05/2010, ora 22:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori