Shqipëria firmosi dokumentin pararendës të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në
Pëlqej
Albeu.com
Shqipëria ka firmosur dje dokumentin pararendës që i prin nënshkrimit zyrtar të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në. Dokumenti është firmosur nga minsitrja e Integrimit, Arenca Trashani, dhe kryenegociatori i delegacionit të Komisionit Evropian, Reinhard Pribe.Pas nënshkrimit të versionit përfundimtar të marreveshjes së Stabilizim Asociimit, minsitrja e Integrimit, Trashani, ka thënë se kjo është arritje e madhe.
Ajo ka vlerësuar gjithashtu se përfundimi i negociatave ishte rezultat i angazhimit serioz të qeverisë në përmbushjen e objektivave të programit të saj, si dhe vullnetit të BE së për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Shtuar më 09/02/2006, ora 12:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori