Shqipëria firmos Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit
Albeu.com
Ora 12.40. Shqipëria firmos marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me bashkimin Evropian. Kryeministri Sali Berisha vuri firmën mbi dokumentin e marrëveshjes së bashku me komisionerin për zgjerim Olli Rehn.Pas një periudhe afro 4 vjeçare negociatash më në fund është hedhur hapi I parë në drejtim të anëtarësimit. Pas ceremonisë së firmosjes Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë që ka kjo ditë për shqiptarët si dhe vuri në dukje përgjegjësitë që duhet të marrin të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë në zbatimin e MSA-së. “Firmosja e MSA-së sot shënon për mbarë shqiptarët kapjen e një horizont të ri drejt të ardhmes së tyre që shënon fundin e një tranzicioni 15 vjeçar. Sot është nj nderim i madh për të gjithë shqiptarët. Të gjithë forcat politike duhet të marrýn të gjitha përgjegjësitë . Sot është një nderim për të gjithë ata që kërkuan para 15 vjetësh “Shqipërinë si gjýthë Evropa. Është një detyrim madhor për të gjithë shqiptarët. Është kontrata më serýoze që ne kemi nëshkruar ndonjëherë. Ta shndërrojmë këtë kontratë në një hartë të vërtetë rruge. Unë dua ti siguroj të gjýthë shqiptarët se qeveria është e hapur të bashkëpunojë me të gjitha forcet polýtýke , mëe qëllim ecjen përpra në rrugën e implementimit të saj” deklaroi Berisha. Ndërkohë kreu i komisionit për integrim evropian, Ilir meta e cilësoi firmosjen e MSA-së si një moment historik për Shqipërinë. “Besoj se përvoja e deritanishme do të na bëjë më të përgjeshëm për të përgatitur vendin për statusin e kandidatit në BE” tha Meta.
Aleks Petriti, Gazeta Start
Shtuar më 12/06/2006, ora 13:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori