Shqipëria e pashpresë për negociatat ndërsa Serbia hap edhe dy kapituj
Pëlqej
Ndërsa, Shqipëria po përballet më vështirësi si nga jashtë dhe nga brenda për hapjen e negociatava, Serbia vazhdon të përparojë drejt Bashkimit Evropian duke nga lenë prapa.

Në Luksemburg sot do të mbahet një Konferencë Ndërqeveritare në të cilën Serbia do të hapë dy kapituj të tjerë në negociatat me Bashkimin Europian

Bëhet fjalë për kapitullin 33 dhe kapitullin 13.

Kapitulli 33 ka të bëjë me dispozitat financiare dhe buxhetore, ndërsa kapitulli 13 për çështjet dhe rregulloret e peshkimit.

Serbia në Luksemburg merr pjesë nga një delegacion që udhëhiqet nga Ministrja e Serbisë për Integrimin Europian, Jadranka Joksimoviq.

Me dy kapituj të rinj, Serbia do të ketë 14 kapituj të hapur.

Deri në këto momente shqiptarët janë të fundit në Rajon për integrimin evropian. Disa individë vazhdimisht janë përpjekur këto vite që Shqipërinë ta paraqesin si shtet të dështuar para politikës evropiane në mënyrë që të mos i hapin negociatat. Nga ana tjetër edhe qeveria ka rënë pre e këtyre presioneve dhe është treguar e ngathët në luftimin e korrupsionit dhe krimit.



Shtuar më 25/06/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori