Kurti: Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, ne kemi dy shtete por jemi një komb
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë ka shpjeguar si e imagjinon të ardhmen si kryeministër.

Në një intervistë për gazetën sllovene Delo, Kurti tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.

“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Kurti.

Kurti ka komentuar gjithashtu tezën e tij për një Shqipëri të Madhe.

“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të jetë në mënyrën e shpërbërjes së shtetit të Kosovës ose duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë prej elitës sonë politike,” e mbylli Kurti.
Shtuar më 20/09/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori