Shqipëria e fundit në Evropë për numrin e testimeve ndaj koronavirusit, Meta thirrje urgjente
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar në Facebook se Shqipëria është vendi i fundit në Europë, për nga numri i testimeve të kryera për koronavirusin.

Presidenti e sheh situatën si ‘shumë shqetësuese’, ndërsa thotë se testimi është veprimi themelor që i hap rrugë gjurmimit dhe trajtimit të sëmundjes.

Sipas Metës, rritja e numrit të testimeve është kërkesa" më urgjente se kurrë", pasi numri i të infektuarve, krahasuar me muajin prill, janë rritur me 11 herë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shkruan Meta.

Shtuar më 25/10/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori