Vrasja në Pogradec, gruaja dhe djali i autorit tronditen kur marrin lajmin se fqinji ka ndërruar jetë (VIDEO)

Sherri për një gardh është kthyer në tragjedi në fshatin Gështenjas në Pogradec.

63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij 65-vjeçarin Safet Yskollari, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.

65-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

Ndërkohë bashkëshortja e autorit dhe familjarët janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital.

Ata e kanë marr vesh lajmin e hidhur përmes medias.

Ndërkohë që djali i autorit dëgjohet teksa thotë në video se ai e ka kërkuar babain e tij në të gjithë zonën por nuk ka asnjë gjurmë të tij.