Shqipëria drejt kaosit? Mosbindja civile nis nga Shkodra
Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur aksioni për mosbindjen civile.

Burime nga PD bëjnë me dije se aksioni ka nisur fillimisht në Shkodër kur PD e Shkodrës ka mbledhur strukturat e saj për të zhvilluar mbledhjen për koordinimin e protestës.

Ndërkohë që kreu i PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, e ka cilësuar pushtim atë që po ndodh në Tiranë, ku mijëra forca policie kanë rrethuar gjykatën.

Ndërsa ju bëri thirrje të gjithë shkodranëve që të ngrihen dhe të protestojnë për të gjitha padrejtësitë që ju është bërë nga kjo qeveri. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2018, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori