E FUNDIT/ Bilanc i zi! 17 viktima e mbi 700 të infektuar të rinj nga COVID-19
Shqipëria drejt hapjes totale? Ministri zbulon kur do të nisë sezoni turistik
Për shkak të pandemisë, Shqipëria ende nuk ka një datë për nisjen e sezonit turistik. Por ministri Blendi Klosi është optimist se situata do vijojë të përmirësohet.

“As ka patur, as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik. Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë. Kemi qenë shumë mirë, pasi maji asnjëherë nuk është konsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe majin sezon. Sezoni do të nisë kur të ulet çarteri i parë me turistë të huaj, apo kur të hapet kufiri me Kosovën”, tha Klosi.

Më tej duke folur për kombësinë e turistëve që pushojnë përgjithësisht në Shqipëri, Klosi zbuloi se 33% janë turistët nga Kosova dhe që kalojnë në Shqipëri më shumë se 24 orë dhe pastaj vijnë vendet si Greqia, Italia, Zvicra, Gjermania.

“Tek turistët e huaj, 33% janë turistët nga Kosova dhe që kalojnë në Shqipëri më shumë se 24 orë dhe pastaj vijnë vendet si Greqia, Italia, Zvicra, Gjermania. Dhe turistët që janë si turistë të orientuar, janë padyshim nga Polonia”.

Klosi deklaroi se në fillim të qershorit pritet të vijnë në vend të parët turistë nga kontratat e agjencive turistike, të cilat nuk kanë anuluar rezervimet e kryera më herët.

“Unë shpresoj shumë, dhe e kemi bërë shpesh këtë debat. Ne do kemi që në fillim të qershorit të parët turistë të huaj që vijnë nga kontrata me kompanitë turistike, pasi janë rezervime që nuk janë kanceluar”, tha Klosi.
Shtuar më 13/05/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori