Shqipëria do të ketë përkrahjen e Italisë në rrugëtimin evropian
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi sot në një takim Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino. Gjatë bisedës Presidenti Nishani dhe Ministrja Bonino i vlerësuan raportet mes vendeve dhe popujve tanë, si të veçanta, bazuar në traditë dhe të forcuara përmes bashkëpunimit të ngushtë gjatë dekadave të fundit.


"Presidenti Nishani nënvizoi se sukseset e Shqipërisë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë dhe ecuria në procesin e integrimin evropian janë frute të përpjekjeve të popullit dhe institucioneve shqiptare, por që do të ishte e vështirë të realizoheshin pa mbështetjen dhe ndihmesën e partnerëve tanë, ndërmjet të cilëve, Italia ka pasur dhe duhet të ketë, në të ardhmen një vend dhe rol të dukshëm. Presidenti garantoi bashkëbiseduesen për vazhdueshmërinë e zhvillimit të reformave, vendosmërinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe në të ardhmen për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon, si edhe shprehu besimin se Vendi do të fitojë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, bazuar në arritje dhe meritë" thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga Presidenca.

Ndërsa Ministrja Bonino, pasi përgëzoi Shqipërinë për arritjet e deritanishme, përcolli përqasjen e Italisë për të vazhduar përkrahjen ndaj Shqipërisë në rrugëtimin evropian, vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe synimin që gjatë vitit 2014. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori