Ministri i Bujqësisë, zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond
Panariti, priti në nje takim kortezie
ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Al
Bader.
Ambasadori i Kuvajtit e uroi Ministrin
Panariti për detyrën e re, ndërsa shprehu interesin për një qasje të re në marrëdhëninet mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, por dhe të peshkimit.
Z.
Bader theksoi se janë shprehur shumë interesa deri tani për bashkëpunim, por kanë mbetur vetëm në letër dhe është koha që ato të përkthehen në
projekte konkrete.
Ministri Panariti u angazhua se do të hidhen hapa konkretë në bashkëpunimin mes dy vendeve me
projekte, grante, investime në ekonomitë e vogla etj.
Ministri e ftoi
ambasadorin Bader të vizitojë në terren disa nga ndërmarrjet tona të përparuara, për të parë se ku mund të investohet për të rritur produktivitetin dhe cilësinë e produkteve shqiptare.
Shtuar më 31/10/2013,
ora 16:09