Shqiperia do te aplikoje per ne BE
Albeu.com
Qeveria shqiptare eshte e vendosur qe te paraqese aplikimin per statusin e vendit kandidat per ne BE para zgjedhjeve te qershorit. Madje burime qeveritare, te cituara nga agjencia e lajmeve “Balkan Insight”, thone se ky veprim mund te ndermerret pikerisht ne daten 28 prill.“Kerkesa formale pritet t’i dorezohet presidences ceke brenda fundit te muajit”, thote gjithashtu nje burim nga Parlamenti Europian.

Po sipas te njejtes agjenci, nje zyrtar i larte i qeverise shqiptare, qe kerkon te mbetet anonim, thote se kryeministri Berisha deshiron t’i beje nje surprize te gjithe shqiptareve duke e paraqitur kerkesen ne daten 28.

Edhe pse shume zyrtare europiane kane sugjeruar disa here se nuk eshte koha e pershtatshme per te paraqitur nje kerkese te tille per statusin e vendit kandidat, qeveria e kryeministrit Berisha duket e vendosur per ta ndermare nje veprim te tille.

Vetem disa jave me pare ministri i Jashtem Cek, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te BE-se, ne menyre figurative tha se “nese trokisni ne nje shtepi te permbytur nga ujrat, nuk mund t’iu presin me aq ngrohtesi sa do t’iu prisnin ne kushte normale”, duke ju referuar keshtu krizes ekonomike globale qe ka prekur edhe vendet e bllokut europian. (tch)
Shtuar më 14/04/2009, ora 06:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori