Shqiperia dhe Serbia perplasen per Kosoven
Albeu.com
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Drashko Jovanoviq, ka thënë se vendi i tij do ta kundërshtojë fuqishëm pavarësinë e Kosovës. “Serbia asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por me rëndësi është që Serbia të shfrytëzojë mjetet politike dhe juridike që të mbrojë sovranitetin e saj.
Me rëndësi është që këtë çështje ta vendosin në tavolinë dhe të bisedojmë për të ”, u shpreh ministri serb. Jovanoviq i bëri këto komente në konferencën kushtuar NATO-së dhe integrimit të shteteve të Evropës Juglindore, që u mbajt në qytetin e Manastirit në Maqedoni, transmeton REL.

Por, Ministri i Mbrotjes i Shqipërisë, Arben Imami, tha se pavarësia e Kosovës është realitet dhe ajo duhet të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike. “Mendoj se qëndrimi ynë është i qartë, nuk ka gjasa që Kosova të mbetet jashtë integrimeve euroatlantike. Shpresojmë se kjo do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Republika e Kosovës është realitet dhe kjo duhet të merret në konsideratë. Perspektiva e këtij vendi të ri të rajonit është e lidhur me integrimin euroatlantik”, deklaroi Arben Imami.
Në këtë konferencë nuk ishte e ftuar Kosova.
Shtuar më 31/05/2010, ora 15:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori