Shqiperia dhe Maqedonia nenshkruajne liberalizimin e vizave
Albeu.com
Ministrat e Jashtem te qeverise shqiptare dhe ajo maqedonase kane nenshkruar sot marreveshjen per vizat. Kryeministrat Berisha dhe Gruevski pershendeten marreveshjen per liberalizimin e vizave mes dy vendeve.Ministrat e Jashtem te qeverise shqiptare dhe ajo maqedonase kane nenshkruar sot marreveshjen per vizat. Basha dhe homologu i tij Milllovshksi nenshkruan marrveshjen dypaleshe. Pas kesaj dy kryeminsitrat Gruevski dhe Berisha do te dalin ne nje konference per shtyp.
Pas kesaj kryeministrat, Berisha dhe Gruevski dolen ne nje konference per shtyp ku pershendeten marrveshjen per vizat. “Marreveshja per liberalizimin e vizave do te ndihmoje qytetaret dhe bizneset per nje levizje me te mire e te lire” theksoi ne fjalen e tij Gruevski.
Kurse kryeministri shqiptar Sali Berisha e cilesoi ceshtjen e vizave thjesht nje zhurme te madhe te mediave.
”Nje nga diskutimet me mikun tim Gruevski ka qene dhe marreveshja per vizat, per te cilen mediat ne faqet e te cilave jane bastione ku tunden ende flamuret e nacionaliteteve te vjetra, bene aq shume zhurme.Por ne lame zhurmen dhe nenshkruam Marreveshjen”, tha Berisha.

Kreu i qeverise maqedonase lidhur me njohjen e Kosoves u shpreh se Maqedonia do veproje ne bashkerendim me vendet e tjera te Europes.
Shtuar më 19/02/2008, ora 17:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori