Shqipëria dhe Mali i Zi kanë festuar së bashku ditën e
liqenit të Shkodrës. Ministritë e Mjedisit të dy vendeve organizuan në kryeqendrën e veriut konferencën ndërkufitare “Festojmë vlerat e ekosistemeve ujore”.
Gjatë këtij aktiviteti ministri i Mjedisit Lefter Koka bëri me dije se shumë shpejtë 2 qeveritë, do të finalizojnë një marrëveshje bilaterale për të siguruar
mbrojtje dhe
menaxhim të integruar të ekosistemit. Për ministrin e Bujqësisë të Malit të Zi, Peter Ivanoviç një pikë që dy vendet tona duhet t’i kushtojnë vemendje të madhe është ajo e përmbytjeve, pasi ato kanë patur koston e tyre si për Shqipërinë ashtu edhe për Malin e zi. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014,
ora 15:56