Shqiperia dhe Kosova rezolute kunder planit te OKB-se
Pëlqej
Albeu.com
Shqipëria dhe Kosova kanë hartuar së bashku një rezolutë kundër planit më të fundit të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon. Rezoluta është hartuar nga Komisionet e Jashtme të të Parlamenteve. Kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar të Shqipërisë Preç Zogaj tha se plani prej gjashtë pikash është i pa pranueshëm për Kosovën, ndërsa nënvizoi se pavarësia e shtetit të ri është arritur me shumë sakrifica.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti kosovar Sabri Hamiti, i cili theksoi se Kosova është “kategorikisht kundër planit të OKB-së”.
Shtuar më 26/11/2008, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori