45 të arrestuar në Elbasan, Hoxha: U kapën shitësit e “tezgave” të drogës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja mbi operacionin e policisë në qarkun e Elbasanit ku u arrestuan 45 persona dhe u shpallën në këkrim disa të tjerë.

I ftuar në emisionin “Të Pakespozuarit”, Hoxha tha se arrestimet janë kryer ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, të quajtur ndryshe si “tezgat” apo “kioskat”.

Sipas tij, ky ka qenë një operacion që synonte goditjen e pikës fundore të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Gazetari tha se operacioni është kryer pas infiltrimit të agjentëve të policisë.

Për herë të parë një prokurori rrethi bën një operacion kaq masiv. Është kaq masiv, sa nuk kishin ku ti çonin ata sa i kanë hipur nëpër autobuzë për ti sjellë në Tiranë.

Bëhet fjalë për goditjen e katër grupeve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Ky grup është marrë më shumë me shpërndarjen. Është goditur rrjeti i shpërndarjes së narkotikëve. Pyeta pasdite dhe më thanë, na kanë hequr të gjithë “tezgat”. Muajin tjetër do të vijnë tezgat e reja.

Mes këtyre katër grupeve, 29 prej tyre janë të skeduar. Sheshet janë të ndara, me grupe.

Prokuroria ka bërë përgjime dhe ka goditur rrjetin shpërndarës në qarkun e Elbasanit, pra tezgat dhe kioskat.

Janë goditur katër grupe. Njëri nga këta ka dalë që furnizohej nga Tirana. Është kapur një kilogram kokainë, një kilogram e ca heorinë, kanabis.

Objektivi i hetimit është bërë shqetësimi i trafikut të brendshëm në qytet, pranë shkollave, universitetit. Në Elbasan e gjeje shumë kollaj. Këtu është synuar të kapet pika fundore, shpërndarësit dhe ata që komandojnë shpërndarësit. Ky ka qenë qëllimi i këtij operacioni.

Pjesa e operacionit, pra si janë kapur, është shkuar duke përdorur blerjen e stimuluar. Agjentët e policisë janë infiltruar“, deklaroi Hoxha.


Shtuar 29.06.2023 22:21