"Shqipëria dhe Kosova, më të korruptuarat e Rajonit"
Shqipëria dhe Kosova klasifikohen si më të korruptuarat e Rajonit, kjo në sajë të një raporti të "Transparency International". Ditën e sotme, Organizata Ndërkombëtare Transparency International ka publikuar “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në të cilin janë përfshirë 168 vende të botës.

Shqipëria ka shënuar përparim më të madh, duke u renditur në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110-të.

Kosova e cila vitin e kaluar ishte po ashtu në vendin e 110-të, kësaj radhe është renditur e 103-ta me 33 pikë, po aq sa kanë edhe Etiopia e Moldavia.

Me gjithë përparimin, Shqipëria dhe Kosova renditen prapa vendeve të Rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori