Shqipëria dhe Kina drejt përfundimit të marrëveshjes për Rrugën e Arbërit
Pëlqej
Rruga e Arbërit mund të realizohet me financime kineze. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i cili është shprehur për CRI Shqip se ai ka biseduar për këtë çështje me homologun kinez Li Keqiang gjatë takimit të zhvilluar në Tianjin.

Rama theksoi gjithashtu se qeveria kineze ka paraqitur interes për projektin e hekurudhës shqiptare, autostradën e kaltër si dhe portin e Shën Gjinit. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori