Shqipëria dhe Bosnja pa viza për Krishtlindje
Pëlqej
Qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës do të udhetojnë pa viza në zonën shengen para Krishtlindjeve të këtij viti. Lajmi është bërë publik nga “Euobserver" e cila citon se Ministrat e Brendshëm të BE-së ditën e henë më 8 nëntor pritet të heqin vizat për shtetasit shqiptarë dhe boshnjakë.

Euobserver verën se dy vendet e Ballkanit do të përfitojnë liberalizimin pavarësisht përparimit të kufizuar në aspektin e demokracisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet.

“Vendimi do të hyjë në fuqi pak para Krishtlindjeve". Kështu deklarojnë zyrtarët e BE, të cituar nga agjencia.

Kjo do të lejojë shtetasit qe posedojne pasaporta biometrike-nga dy vendet e Ballkanit për të qëndruar deri në tre muaj në çdo shtet evropian që është pjesë e zonës Shengen. Britania dhe Irlanda nuk janë përfshirë, ndersa Zvicëra, Islanda dhe Norvegjia nuk janë vende të BE-së. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori