Shqipëria dhe BE nënshkruan sot Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim
Pëlqej
Albeu.com
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot Marrëveshjen për Stabilizim - Asociim. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm Shqiptar, Besnik Mustafaj dhe kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manual Barroso.Barroso dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oli Rehn, po qëndrojnë sot në Shqipëri në kuadër të një vizite që po i bëjnë rajonit.

Pas nënshkrimit, Barroso tha se marrëveshja paraqet "gurthemel për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE", dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike të punojnë së bashku për të zbatuar pikat e marrëveshjes". Marrëveshja duhet të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare të BE-së, përpara se të bëhet nënshkrimi formal i saj.
Shtuar më 18/02/2006, ora 16:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori